Loading…

Kryetari i Zubin Potokut: Trepça dhe Ujmani do t’i mbeten Serbisë

  • 26/08/2018 | 21:48

Kryetari i Zubin Potokut: Trepça dhe Ujmani do t’i mbeten Serbisë

Trepça dhe hidrocentrali i Ujmanit janë me rëndësi strategjike për ekzistimin dhe të ardhmen e popullit serb në Kosovë, thotë kryetari komunës së Zubin Potokut, Stevan Vuloviq.

Ai është i bindur se Serbia do t’ia dalë t’i ruajë ato si pasuri të veta.

“Kombinati Trepça si dhe hidrocentrali i Ujmanit ka rëndësi shumë të madhe ekonomike për serbët në Kosovë, sepse nga to jetojnë rreth 2.500 familje. Ndërsa për Prishtinën, Trepça është, para së gjithash, përpjekje për ta realizuar qëllimin politik – që veriu i Kosovës të integrohet në sistemin e saj dhe ta marrë kontrollin ndaj këtij territori”, ka thënë drejtori i përgjithshëm i kombinatit Jovan Dimkiq, transmeton koha.net.

Trepça veri, konsideron ai, përcjell tanjug, është subjekti ekonomik më madh dhe më i rëndësishëm në veri të Kosovës dhe më gjerë në të cilin janë të punësuar serbët.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë