Loading…

Kryetari i veteranëve: Vucici është kriminel, do ta ndalnim edhe me armë në Drenicë

  • 10/09/2018 | 18:15

Kryetari i veteranëve: Vucici është kriminel, do ta ndalnim edhe me armë në Drenicë

Kryetari i veteranëve të UCK’së, Hysni Gucati, ka folur për protestën e djeshme të organizuar në Drenicë për të mos i lejuar hyrjen në këtë rajon presidentit serb, Aleksander Vucic.


Sipas prijësit të veteranëve të UCK’së, Vucic do ta pësonte keq nëse do të hynte dje në Skenderaj.

Gucati ka thënë se nëse do të realizohej vizita e Vucicit në Banjë të Skenderajt, presidenti serb nuk do të shpëtonte lehtë.

“Marsi i 98’ës do të përsëritej. Nëse do të hynte dje Vucici, Drenica prapë do të dëshmonte vetën”

Gucati, i pyetur se si do të ndalej Vucic, ka thënë se edhe do ta gjuanin, dhe jo me ngjyrë të kuqe.

Tutje kryetari i veteranëve ka thënë se presidentin serb e konsideron kriminel dhe se atij nuk duhet i’i lejohet hyrja pa kërkuar falje.

“Vucic është një kriminel për ne. Plus në deklaratën e tij në Mitrovicë, ai e përkrahi Milloshevicin”, ka thënë Gucati për T7.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë