Loading…

Kryetari i Veriut flet për murin që po ndërtohet mbi Ibër

  • 07/12/2016 | 12:42

Kryetari i Veriut flet për murin që po ndërtohet mbi Ibër

Kryetari i Mitrovicës Veriore Goran Rakic sot duke folur për mediat serbe ka tentuar të hedh poshtë pretendimet e kolegut të tij nga pjesa jugore e qytetit Agim Bahtiri se buzë lumit Ibër po ndërtohet muri.


Ai ka deklaruar për Tanjug se nuk është fjlala për asnjë mur, por për shetitoren e cila po ndërtohet buzë lumit, transmeton gazetametro.net.

Goran Rakic

“Çdo gjë që po ndërtohet aty është në përputhje me marrëveshjen e cila është arritur në Bruksel”, ka thënë Rakic.

Ai shtoi se fjala është për nivelizimin e shetitores gjegjësisht të rrugës Kral Petar I në këtë qytet.

“Nuk ka devijim nga plani, marrëveshja po realizohet”, theksoi Rakic.

Punët në revitalizimin e urës kryesore mbi Ibër në Mitrovicë janë duke u kryer dhe se duhet të kryhen deri më 20 janar 2017. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë