Loading…

Kryetari i Suharekës del në punë me fanellë të Ballkanit para ndeshjes së sotme ndaj Shkupit

  • 18/08/2022 | 09:57

Kryetari i Suharekës del në punë me fanellë të Ballkanit para ndeshjes së sotme ndaj Shkupit

Kryetari i Suharekës, Bali Muharremaj, e ka shprehur edhe publikisht përkrahjen e tij për Ballkanin, në ndeshjen e sotme që skuadra suharekase do ta luajë ndaj Shkupit, në kuadër të Conference League.


Ai, në një postim të publikuar pak minuta më parë në Facebook, shihet i veshur me fanellën e kampionëve të Kosovës.

“Për FC Ballkanin sonte kemi emocione të gjithë, në Kosovë dhe Suharekë.  Klubi i Ballkanit sot është emocioni ynë dhe jonë”, u shpreh ai.

Ndeshja e parë në mes të skuadrave luhet në Shkup, teksa një javë më vonë “Fadil Vokrri” do të jetë nikoqir i përballjes kthyese.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë