Loading…

Ahmeti tregon masat që janë marrë për mësuesen që publikoi fotografitë e nxënësve

  • 07/02/2017 | 12:44

Ahmeti tregon masat që janë marrë për mësuesen që publikoi fotografitë e nxënësve

Lajmi për mësuesen e shkollës fillore “Emin Duraku” në Prishtinë, Lindita Ilazi-Fazliu, e cila publikoi në rrjete sociale “dënimin” që ua shqiptoi nxënësve të saj që nuk e kishin mësuar një vjershë, ka ngjallur reagime të shumta në vend.


Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në facebook ka thënë se mësimdhënësja ka postuar foto në grup të mbyllur në facebook ku janë dakorduar me prindërit për komunikim dhe se kjo ka qenë marrëveshja me prindër.

”Mësimdhënësja ka postuar foto në grup të mbyllur në facebook ku janë dakorduar me prindërit për komunikim. Kryetarja e prindërve ka thënë se kjo ka qenë marrëveshja me prindër”, ka thënë Ahmeti.

Ai ka publikuar edhe masat e ndërmarra deri më tani:

1. Kemi dërguar letër zyrtare në mëngjes tek inspektorët e Ministrisë së Arsimit sepse është nën përgjegjësinë e tyre ky inspektim

2. Kemi dërguar ekipin e drejtorisë së Arsimit për vizitë speciale dhe për ta përgatitur raportin deri në fund të ditës

3. Drejtori i Shkollës do të përgatis raport:

DKA me  me drejtoreshën Arbërie Nagavci do të merr vendimin meritor, ka thënë Ahmeti./gazetametro.net

 

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë