Loading…

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi: Kryeministër, trajtoni dinjitetshëm e pa dallime të gjitha komunat

  • 18/11/2021 | 14:00

Kryetari i PDK’së, Memli Krasniqi: Kryeministër, trajtoni dinjitetshëm e pa dallime të gjitha komunat

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në seancën e parë pas përfundimit të zgjedhjeve lokale, ka thënë se rendi e do që të ndajmë pikëpamje, mbi mësimet e nxjerra nga ky proces, ku në krye të të gjithave, konsideratat më të larta janë për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, pa dallim, për kulturën e lartë politike që kanë treguar.


“Në rrafshin përmbajtësor, ajo çfarë këto zgjedhje kanë nxjerrë në pah, është njohja me profilin e ri të qytetarit të Kosovës. Një qytetar i mirë informuar, që beson në program dhe di të vlerësojë programe. Që nuk i nënshtrohet qeverisjes, por që e kontrollon qeverisjen. Një qytetar sovran.”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka shtuar se ky është një standard që na imponohet të gjithëve, pavarësisht pozitave që mbajmë e roleve që ushtrojmë, sot apo në të ardhmen. Ai i ka bërë ftesë kryeministrit Kurti që të mbështesë të gjitha komunat, pa dallim.

“Qytetarët në nivelin lokal kanë bërë zgjedhjet e tyre të ndryshme, por qeveria qendrore duhet t’i mbështesë të gjitha komunat njëjtë, barabartë dhe pa diskriminim. Ajo se ku kemi fituar e ku kemi humbur zgjedhjet, nuk duhet të errësojë veprimin e drejtë dhe të duhur, për t’i trajtuar dinjitetshëm të gjitha komunat e Republikës së Kosovës.”, ka thënë Krasniqi.

“Zgjedhjet lokale janë për qytetarë dhe jo për politikanë. Kryeministër, ftesa ime ndaj jush është e sinqertë. T’i përmbaheni asaj çfarë është përgjegjësi e juaja si qeveri dhe si kryeministër. Dhe këto përgjegjësi, sot janë më të mëdha se zakonisht. Prandaj, kuptojeni këtë ftesë drejt, për t’u këndellur e për të mos u hutuar nga pushteti apo humbja e tij. Sepse qytetari i Kosovës, në këto zgjedhje ka folur shumë qartë dhe ka dhënë mesazh që ky ritëm, është i pamjaftueshëm.”, ka thënë më tutje Kryetari Memli Krasniqi.

Në fund, ai ka falënderuar të gjithë qytetarët pa dallime, që në këto zgjedhje, i kanë besuar projektit politik të Partisë Demokratike të Kosovës, i cili ka qenë projekt për ta dhe ekskluzivisht në dobi të tyre.

“Të gjithë kryetarëve të zgjedhur nga vota e lirë, ju dëshiroj punë të mbarë, qeverisje kompetente, të bazuar në ligj dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve pa dallim.”, ka përfunduar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë