Loading…

Kryetari i Odës së Mjekëve, tregon se sa do të jenë pagat e mjekëve me ligjin e ri

  • 15/02/2022 | 17:38

Kryetari i Odës së Mjekëve, tregon se sa do të jenë pagat e mjekëve me ligjin e ri

Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu ka thënë se e kanë pranuar një draft të Ligjit të Pagave në Sektorin Publik.


Ai në emisionin “Frontal” në T7 ka thënë se janë duke e shikuar dhe e vlerësuar këtë draft.

“Ne jo zyrtarisht kemi marrë një draft ligj që jemi duke shikuar. Parimisht ne i dimë sfidat me të cilat po përballet Qeveria e Kosovës dhe shteti i Kosovës, me kriza financiare. Do ta shikojmë se si do ta vlerësojmë”, ka thënë ai.

Më tutje ai tha se në sektorin e shëndetësisë ka pasur diskriminime për sa i përket çështjes së pagës.

Sejdiu poashtu deklaroi se jozyrtarisht u është thënë se paga e tyre do të jetë përafërsisht 1200 euro.

“Nuk e di se ku ka me shku më poshtë. Ngritje do të ketë. E dimë përafërsisht se sa do të jetë ajo rrogë sepse koeficientet i kemi parë. Jo zyrtarisht e kemi marrë vesh se do të jetë 10.1. nëse shndërrohet në koeficient prej 119, do të kemi një pagë bazë rreth 1.200 euro”, ka thënë ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë