I pari i Nju Jorkut, Mayor de Blasio ka mbajtur një fjalim në një xhami shqiptare, saktësisht në qendrën shqiptare për kulturë dhe islam në këtë vend në këtë qytet.
Gazeta New York Daily News, shkruan se në këtë qendër që shqiptarët myslimanë e mbajnë së bashku, ai po festonte ditëlindjen e profetit të myslimanëve, Muhammedit, transmeton gazetametro.net.
Këtu ishte i pranishëm edhe imami shqiptar Tahir Kukiqi, i cili në muajin qershor të këtij viti ishte sulmuar nga një njeri i cili i ka thënë atij se do i vrasë të gjithë myslimanët.
Ndërsa, frymëzimi i fjalimit të kryetarit të New Yorkut ishte pikërsisht kjo urrejtje që po pushton vendin prej se u zgjodh president republikani Donald Trump.
Trump’i me gjuhën e tij urrejtëse kundër këtij komuniteti ka shtuar krimet ndaj myslimanëve, saktësisht sulmet ndaj tyre janë dyfishuar.
Blasio ka thënë ndër tjerash se ai do kundërshtojë fuqishëm aktet diskriminuese ndaj myslimanëve.
“Disa njerëz do të prvojnë që t’i ulin vlerat tona në New York. Ne e dimë këtë. Disa do mundohen që të ndajnë nga njëri tjetri, ne nuk do të lejojmë askënd që shkelë ligjete tona, duke mbjellë urrejtje dhe përçarje”, tha Blasio. /gazetametro..net