Loading…

Kryetari i Listës Serbe: Jo Ushtrinë pa koordinimin me NATO (Video)

  • 27/03/2017 | 16:00

Kryetari i Listës Serbe: Jo Ushtrinë pa koordinimin me NATO (Video)

Slavko Simic, kryetar i Listës Serbe, ka thënë nuk duhet proceduar projektligji për transformimin e FSK’së, pasi sipas tij, Ushtria nuk mund të bëhet pa koordinimin me NATO dhe pa përkrahjen e pakicave.


Kryetari i Listës Serbe, Slavko Simic, ka thënë se janë kthyer në institucionet e Kosovës dhe do të marrin pjesë edhe në seancën e Kuvendit të Kosovës, këtë të enjte, “për t’i mbrojtur të drejtat e serbëve në Kosovë”.

Por, Simic ka saktësuar se nuk do ta përkrahin Projektligjin për Transformimin e FSK-së.

“Nuk e përkrahim projektligjin për ushtrinë sepse është në kundërshtim me rezolutën 1244. Nuk dëshirojmë të marrim pjesë në proceset të cilat janë në kundërshtim me Rezolutën 1244. Nuk mendoj që është e nevojshme të hyhet në aranzhmane për transformimin e FSK-së ,në ushtri pa mbështetjen  e faktorit ndërkombëtarë të NATOS, dhe pa ndryshime kushtetuese si dhe pa mbështetjen e pakicave”, është shprehur ai, në një prononcim për gazetarët, raporton Ekonomia Online.

Ai i bëri deklaratat pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku Lista serbe mori sot pjesë pas disa muajsh bojkoti.

I pyetur rreth mundësisë votimit të Marrëveshjes së Demarkacionit me Malin e Zi, Simic tha se për për këtë çështje duket që nuk ka konsensus ndërmjet dy partnerëve kryesorë në Qeveri, PDK-së dhe LDK-së, dhe se kur ata të vendosin, fjalën e vet do ta thotë edhe Lista Serbe.

“Sa i përket ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi ne kemi qenë të përfshirë dhe do të bisedojmë si brenda Listës Serbe edhe me partnerët në koalicion mirëpo duket që nuk ka konsensus mes LDK-së dhe PDK-së pra do të shikojmë qëndrimin e tyre zyrtar dhe do të vendosim”, ka thënë ai.

Simic, madje ka treguar edhe arsyet e kthimit të Listës Serbe në institucionet e Kosovës.“Vendimin e kemi marrë para së gjithash në interes të popullit serb që jeton në Kosovë. Më vjen mirë që vendimin tonë e mbështeti edhe Qeveria e Serbisë. Ne dëshirojmë që të kthehemi në institucione që përmes tyre të jemi konstruktiv dhe duam që të respektohen të drejtat tona para së gjithash të formohet Asociacioni i Komunave me shumicë serbe”, ka pohuar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë