Loading…

Kryetari i FC Vitia reagon pas publikimit të lajmit për kredinë 4 milion euro të FFK-së

  • 13/02/2022 | 12:15

Kryetari i FC Vitia reagon pas publikimit të lajmit për kredinë 4 milion euro të FFK-së

Kryetari i FC Vitia ka reaguar ndaj FFK’së në lidhje me kredinë në vlerë prej 4 milionë euro, duke thënë se është shqetësuese, anti statutare dhe anti ligjore, shkruan Gazeta Metro.


Në një reagim të FC Vitia, u tha se FFK duhet të jetë transparente për financat e saj dhe funksionimin e saj në bazë të ligjit e statutit.

Tutje klubi ka publikuar edhe dy informata të rëndësishme në lidhje me shpenzimet enorme të FFK’së, duke nisur nga 3,3 milion euro paga.

Në këto shpenzime gjithashtu përfshihen edhe pagesa 2-3 mijë euro për pushime verore për anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FFK’së.

‘’ Pse FFK nuk e bënë transaprente ku shkojnë parat për shpenzimet për paga afro 3.3 milion Euro.

Sa janë shpenzimet e kryetarit?

Sa janë shpenzimet e Komitetit Ekzekutiv?

Si është e mundur qe me para të futbollit nga buxheti i FFK-së të u paguhet nga 2000-3000 euro për pushime familjare në bregdet anëtarve të KE te FFK-së. Ky është keqperdorim i detyrës zyrtare nga kryetari dhe KE i FFK-së dhe keqperdorim i financave të FFK-së’’, thuhet në reagim.

Ndërsa ata shtuan se si përfaqësues të klubeve e kanë përgjegjësi që ‘’ mos të ndodh sërish që kryetari i FFK-së, paradite të paraqitet ne Gjykatë , e mbasdite në lojën e kombëtares së Kosovës, sepse kështu po cenohet imazhi i futbollit tonë’’, siç thanë ata.

Reagimi i plotë:

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë