Loading…

Kryetari i BIK në Prizren: Po merziteni për katedrale, kur digjeshin xhamiat nuk bënit zë

  • 16/04/2019 | 17:38

Kryetari i BIK në Prizren: Po merziteni për katedrale, kur digjeshin xhamiat nuk bënit zë

Kryetari i Bashkisë Islame në Prizren, Besim Berisha, reagimet e të tjerve lidhur me djegien e Katdreles ‘Notre Dame’ në Paris, i janë dukur dyftyrësi, transmeton Gazeta Metro.


Në një postim në Facebook, Berisha ka shkruar se për katedralen po shtiren të gjithë kinse janë mërzitur, kurse askush nuk reagoi kur u dogjën xhamiat.

“Jeni dyfytyrësh nëse për katedralen ne Paris mërziteni(shtireni per me i hi ne qef dikujt,se nuk e keni gajle per histori), kurse për xhaminë Emevite( dhe shume monumente tjera historike) ne Siri as zani nuk iu ni!”, ka shkruar ai.

Ai ka shtuar se nuk i duron këto standarde të dyfishta, derisa thotë se sipas tij, çdo gjë islame po bëhet pengesë.

“Na e dim qe nuk merrni vesh ne histori, po sun po iu durojme kur po luani me standarde te dyfishta, cdo gje Islame po iu pengon”, ka përfunduar ai./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë