Loading…

Kryetari i BDI’së flet për Edi Ramën dhe Vetëvendosjen (Video)

  • 30/12/2016 | 22:49

Kryetari i BDI’së flet për Edi Ramën dhe Vetëvendosjen (Video)
Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti gjatë intervistës në televizionin 21, ka folur për takimet që janë zhvilluar ditëve të fundit nga liderët politik shqiptar, të inicuara nga Ali Ahmeti dhe Edi Rama.


“Në radhë të parë kjo është nevojë për shqiptarët në Maqedoni. partitë politikke kanë bërë shumë më herët takime më kryeministrin Edi Rama. Sigurisht ka biseduar edhe me mua, dhe më ka kërkuar nga unë të thërras partitë politikë në një takim të përbashkët për ti dëgjuar se cilat janë kërkesat e tyre. Unë e kam bërë këtë përpjekjese, gjithashtu ka edhe kërkesë edhe nga autoriteteve e Kosovës, dhe partive politike opozitare, unë poashtu kam bërë edhe një takim me Lëvizjen Vetëvendosje në drejtim të inkurajimit për t’i harmonizuar qëndrimet lidhur me avancimin e çështjes shqiptare”, theksoi Ali Ahmeti.

Ai më tej tha se as Shqipëria e as Kosova nuk janë ata që hartojnë e diktojnë politikat për shqiptarët e Maqedonisë.

“Ne kemi programet tona, qëllimet tona, por çdo lehtësim që mund të vjen prej bashkëmendimtarëve është i mirëseardhur, poashtu edhe miqtë tanë ndërkombëtarë”, theksoi Ali Ahmeti.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë