Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka thënë se muri në Veri të Mitrovicës do të rrëzohet të dielën rreth mesditës.
Këtë, kryetari që vjen nga radhët e AKR’së, e ka konfirmuar para gazetarëve.
“Muri do të rrëzohet nesër në ora 12 të ditës”, ka thënë Bahtiri.
Muri në Veri të Mitrovicës është diskutuar gjerësisht, kurse mbrëmë palët kanë arritur marrëveshje që parasheh që ai të rrëzohet.
Ndërkaq, sipas vendimit që u mor sot në KK të Mitrovicës së Veriut, muri do të rrënohet ndërsa do të vendoset pengesa tjera rreth 2 metra larg murit aktual, e të cilat, sipas kreut të Mitrovicës së Veriut, Goran Rakiq, do të jenë shtylla zhytëse që do të komandohen në distancë. /gazetametro.net