Lëvizja Vetëvendosje e përdorë fenë sido që i konvenon asaj. Lideri i saj Albin Kurti, një ditë shfaqet duke e ndalur fjalimin për të dëgjuar ezanin, e një ditë tjetër duke cakërruar gotën me raki në muajin Ramazan.
Përderisa, kryeministri Albin Kurti, në ditën e dytë dhe të tretë të Ramazanit u pa duke pirë verë e raki, kryetari i Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni ka marrë vendim krejt ndryshe nga ai.
Hyseni për muajin e Ramazanit ka vendosur të gjithë zyrtarët që agjërojnë të punojnë një orë më pak.
Me vendimin e nxjerrë më 23 mars, Hyseni i ka obliguar drejtoritë që të mbajnë evidencë për stafin që agjërojnë.
Sipas vendimit, orari i punës do të filloj nga ora 9:00 dhe do të zgjas deri në orën 16:00.
Vendimi ka hyrë në fuqi nga data 24, dhe do të jetë në fuqi deri më datën 20 prill.
Ndryshe, Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 8 të saj, e përcakton vendin tonë si shtet laik dhe të ndarë nga feja.