Loading…

Kryesia e PDK’së mblidhet për seancë të jashtëzakonshme

  • 10/03/2020 | 15:37

Kryesia e PDK’së mblidhet për seancë të jashtëzakonshme

Partia Demokratike e Kosovës pritet të mbledhë sot kryesinë e saj në orën 16:00, mbledhje kjo e quajtur urgjente për zhvillimet e fundit politike në vend, transmeton Gazeta Metro.


Menjëherë pas kësaj seance të jashtëzakonshme, partia më e madhe opozitare do të zhvillojë konferencë për media.

Siç njoftohet, në këtë mbledhje të Kryesisë së PDK’së do të vendoset për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit, gjë për të cilën PDK ka nisur mbledhjen e nënshkrimeve të deputetëve.

Një gjë e tillë po ndodhë menjëherë pas paralajmërimit të SHBA’së për rishikimin e prezencës ushtarake amerikane në vendin tonë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë