Loading…

Kryesia e Kuvendit sot mbanë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare

  • 19/12/2016 | 08:45

Kryesia e Kuvendit sot mbanë mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare

Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës mbanë sot mbledhje me kryetarët e grupeve parlamentare në të cilën do të diskutohet formimi i komisionit hetimor parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes “Vetëvendosje” lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës.


Kryesia po ashtu do të diskutoj edhe për formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie.

Gjithashtu gjatë kësaj mbledhje do të diskutohet për debatin parlamentar sipas kërkesës së deputetit Glauk Konjufca, i mbështetur edhe nga 9 deputetë tjerë lidhur me arrestimet e aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Kryesia po ashtu do të diskutoj edhe për votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit të Procedurës penale, votimin e Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë,  Amendamenti 2, i Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 81, paragrafi 1, votimi i Raportit vjetor financiar i  Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm  për vitin 2015, etj.

Kryesia po ashtu do të bejë përgatitjet për seancë te re ku do të bejë shqyrtimin e Projektligjit për Shërbime, për ndihmën shtetërore, shqyrtimin e Projektligjit nr. 05/L-116 për ndryshimin e Ligjit  për fondet pensionale të Kosovës, i ndryshuar dhe i plotësuar, shqyrtimi i dytë i Projektligjit për sponsorizime dhe donacione në fushën e kulturës, rinisë dhe sportit si dhe shqyrtimi i Raportit të Komisionit për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Minierat dhe Mineralet.

Gjithashtu do bëhet edhe votimi i rekomandimeve nga debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputet tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit do të jetë pjesë e diskutimit të kryesisë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë