Kuvendi i Kosovës nis sesionin e ri edhe me mbledhjen e kryesisë me kryetarët e grupeve parlamentare, ku përveç tjerash do të vendoset edhe për seancën e radhës, në të cilën është paraparë interpelanca e kryeministrit Ramush Haradinaj, sipas kërkesës së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, për ta informuar Kuvendin në lidhje me gjuajtje me armë nga Dardan Gashi, zëvendëskryeministër dhe ministër i Diasporës dhe Investimeve Strategjike.
Edhe pse njëra nga pikat e parapara është shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave, Kuvendi nëpërmjet njoftimit nuk ka sqaruar nëse do të shqyrtojë kërkesën e deputetëve për shfuqizimin e ligjeve që lidhen me Gjykatën Speciale, transmeton Gazeta Metro.
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbaleve nga mbledhjet e mëparshme,
- Përgatitjet për seancë plenare:
- Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare e mbajtur më 14 dhjetor 2017:
- Votimi i Raportit të Institucionit të Avokatit të Popullit për vitin 2016,
- Shqyrtimi i Raportit vjetor të Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për vitin 2016,
- Shqyrtimi i kërkesës së Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2018,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës,
- Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit për Ankesa.
- Përgatitjet për seancë plenare të radhës:
- Koha për deklarime jashtë rendit të ditës,
- Koha për pyetje parlamentare,
- Miratimi i procesverbalit nga seanca e mëparshme.