Loading…

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot

  • 14/11/2016 | 08:42

Kryesia e Kuvendit do të mblidhet sot

Është ftuar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës me kryetarët e grupeve parlamentare për sot, ditë e Hënë prej orës 11:00. Në këtë mbledhje pritet që të merret vendimi për vazhdimin e seancës së ndërprerë disa javë më parë si dhe për përcaktimin e rendit për seancën e re të Kuvendit.

Pikat të cilat janë paralajmëruar janë pika të cilat janë të papërfunduara nga mbledhja e fundit që pati Kuvendi. Nër këto pika janë edhe;

 

  • Zgjedhja e një anëtari të Këshillit Prokurorial të Kosovës, me votim të fshehtë,
  • Zgjedhja e një anëtari të Bordit të Komisionit të Pavarur për Medie, me votim të fshehtë,
  • Formimi i Komisionit ad hoc për përzgjedhjen e një anëtari në Bordin e Ankesave të Komisionit të Pavarur për Medie,
  • Formimi i Komisionit Hetimor Parlamentar, sipas kërkesës së deputetes Shqipe Pantina, mbështetur edhe nga tetë deputetë të tjerë nga Grupi Parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me Radiotelevizionin e Kosovës,
  • Debati parlamentar sipas kërkesës së deputetes Margarita Kadriut-Ukelli, mbështetur edhe nga nëntë deputetë tjerë nënshkrues lidhur me detyrimet e mundshme financiare të Kosovës për pretendimet e kompanive që kanë ushtruar padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Arbitrazhit,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit nr. 04-L-123 të Procedurës penale, me shmangie nga Rregullorja e Kuvendit
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-122 për kontrollin e brendshëm të financave publike,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-123 për Inspektoratin Shëndetësor,
  • Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 05/L-121 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 02/L-031 për liritë fetare në Kosovë,
  • Shqyrtimi i Raportit vjetor të Auditimit të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2015,
  • Rekomandimi i Komisionit për Buxhet dhe Financa lidhur me kërkesën e Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës për miratimin e taksave vjetore për vitin 2017,
  • Shqyrtimi i Propozim-vendimit të Komisionit për Buxhet dhe Financa për caktimin e pagës së kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të drejtorëve, të kryesuesit dhe anëtarëve të Komisionit të Auditimit, të Operatorit të Sistemit, të Transmisionit dhe Tregut-KOSTT sh.a, si dhe për fund Shqyrtimi i propozimeve dhe kërkesave. /gazetametro.net
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë