Loading…

Kryeprokurorja West përmend mundësinë e dënimit të Thaçit në rastin e madh

  • 10/09/2026 | 11:43

Kryeprokurorja West përmend mundësinë e dënimit të Thaçit në rastin e madh

Procesi gjyqësor në çështjen ndaj Hashim Thaçit, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit hyn në fazën e fundit.  Në Gjykatën Speciale, sot nisën deklaratat përfundimtare të palëve.


Në fjalën hyrëse, kryeprokurorja Kimberly West, tha se kjo çështje sa është e thjesht, është po aq e komplikuar.

Kjo pasi, siç pretendon West, ish-kreu i UÇK-së, Hashim Thaçi përballet me akuza të rënda në rastin e parë të gjykimit në Hagë, madje shton, se ish-presidenti, sipas saj, mund të dënohet për një kohë të gjatë.

“Kjo është një çështje gjyqësore, sa e thjeshtë, po aq e komplikuar. Nga një anë, kemi çështjen për një person që po përballet me akuza të rënda dhe mundësinë për t’u dënuar për një kohë të gjatë, bashkë me bashkëpunëtorët e tij ai u përpoq ta pengonte këtë proces, duke ndërhyrë në dëshmitë e dëshmitarëve, dhe u kap, u kap me shumë orë incizime dhe dokumente që konfirmojnë incizimet në fjalë”.

“Në anën tjetër, kjo na kujton se sa vigjilentë duhet të jemi vazhdimisht sepse është e nevojshme ta mbrojmë integritetin e procesit kundër atyre që përpiqen ta devijojnë atë. Të përballesh me akuza përfshirë krime kundër njerëzimit, dhe krime lufte, dhe duke qenë në paraburgim pjesërisht për shkak të rrezikut të pengimit, Hashim Thaçi udhëzoi bashkë të akuzuarit, shokët e devotshëm, luaristët e patundur, dhe ish-vartësit, që të shënjestronin dëshmitarë, dëshmia e të cilëve, sipas tij, ishte vendimtare për përfundimin e kësaj çështje gjyqësore për krime lufte”, u shpreh ajo.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë