Loading…

Kryeparlamentari kujton Dejton’in, Kosova u zhgënjye që u la anash

  • 14/12/2016 | 10:41

Kryeparlamentari kujton Dejton’in, Kosova u zhgënjye që u la anash

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka kujtuar 21 vjetorin e Marrëveshjes së Dejton’it, e cila ndali luftën në Bosnje, e që ishte nënshkruar me ndërmjetësim ndërkombëtar, shkruan Gazeta Metro.


Por, Veseli ka thënë se Kosova ishte zhgënjyer pse ishte lënë anash nga kjo marrëveshje, dhe kjo, sipas tij, ishte përfundimi i çdo iluzioni se pavarësia do të arrihej pa armë.

“Lënia mënjanë e çështjes së Kosovës në këtë marrëveshje, prej bashkësisë ndërkombëtare, jo vetëm shkaktoi zhgënjim të thellë por i dha fund çdo iluzioni se ne mund të arrinim ndonjëherë lirinë e pavarësinë pa marrë armët”, ka thënë Veseli.

Më tej, Veseli ka përsëritur se ishte dalja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ajo që solli kthesën në opinionin ndërkombëtar.

Lexoni të plotë publikimin e Veselit:

21 vite më parë u nënshkrua me ndërmjetësim ndërkombëtar Marrëveshja e Dejtonit, e cila ndali luftën e përgjakshme në Bosnjë- Hercegovinë. Lënia mënjanë e çështjes së Kosovës në këtë marrëveshje, prej bashkësisë ndërkombëtare, jo vetëm shkaktoi zhgënjim të thellë por i dha fund çdo iluzioni se ne mund të arrinim ndonjëherë lirinë e pavarësinë pa marrë armët. Ishte dalja në skenën politike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe lufta e saj heroike, ajo që solli kthesën në opinionin ndërkombëtar dhe i hapi rrugën çlirimit të Kosovës./gazetametro.net.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë