Loading…

Kryeparlamentari Kadri Veseli, vizitë zyrtare në Kroaci

  • 06/02/2018 | 13:50

Kryeparlamentari Kadri Veseli, vizitë zyrtare në Kroaci

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar sot për vizitë zyrtare në Kroaci ku do të pritet nga autoritetet më të larta shtetërore në Zagreb.


Gjatë kësaj vizite zyrtare, Kryeparlamentari Veseli do të takojë homologun e tij kroat, Kryeparlamentarin Gordan Jandrokoviq, me të cilin do të diskutojë për bashkëpunimin ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë dhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet Parlamenteve të dy shteteve.

Në një takim të posaçëm, Kryeparlamentari Kadri Veseli do të pritet edhe nga kryeministri i kroat, Andrej Plenkoviq, ku do të diskutohet për zhvillimet politike dhe për thellimin e bashkëpunimit ekonomik e politik ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Kroacisë.

Gjatë qëndrimit në Zagreb, Kryeparlamentari kosovar do të marr pjesë edhe në pritjen e Ambasadës së Kosovës në Kroaci për shënimin e 10 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, ku pritet të marrin pjesë edhe qytetarët të Kosovës që jetojnë në Kroaci.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë