Loading…

Kryengritje në një kamp në Bullgari, lëndohen mbi 200 persona

  • 25/11/2016 | 11:08

Kryengritje në një kamp në Bullgari, lëndohen mbi 200 persona

Policia në Bullgari i ndaloi 200 emigrantë pas konfrontimit në njërën nga kampet e refugjatëve në jug të Bullgarisë, në të cilin janë lënduar 14 policë.

Rreth 2.000 emigrantë kanë qenë të përfshirë në trazira, tha zëdhënësja e policisë Nina Nikolova.

Ata kanë thirrur parolla, djegur goma dhe mobilje, gjuajtur me gurë policinë. Tensionet u rritën të enjtën mbrëma, ndërsa policia ka shfytëzuar topa uji për të ndalur dhunën, transmeton gazetametro.net.

Autoritetet pretendojnë se në konfrontime  janë lënduar 14 policë, ndëra gjatë ditës pritet të vij në vendin e ngjarjes edhe kryeministri Bojko Borisov.

Konfrontimet kanë filluar kur emigrantët janë ankuar sepse kampi është izoluar për shkak të paraqitjes së sëmundjeve ngjitëse. Në kampin Harmanali, në afërsi të kufirit me Turqinë, janë rreth 3.000 njerëz, shumica nga Afganistani dhe Siria.

Sipas shënimeve zyrtare, në Bullgari momentalisht gjenden rreth 13.000 refugjatë./gazetametro.net

cyfhb4iucaakra8

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë