Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka publikuar disa fotografi në Facebook, që sipas tij, dëshmojnë potencialin e jashtëzakonshëm njerëzor të vendit dhe të arriturat e mëdha të Kosovës në vitin 2016.
Mustafa thotë se rishikimi i këtyre fotografive i kujtoi qindra punë të kryera, suksese e rezultate të vitit që lamë pas, dhe tregojnë se me punë e përkushtim Kosova po arrin rezultate.
“Rishikimi i disa fotografive të vitit 2016, më riktheu në kujtesë qindra punë të kryera, suksese të konfirmuar dhe rezultate që i kemi arritur së bashku gjatë vitit që lamë pas.
Këto imazhe, po ashtu, na tregojnë se me punë dhe përkushtim, Kosova po arrin rezultate të konsiderueshme, të cilat nganjëherë janë nën hije të inskenimeve artificiale politike”, tha Mustafa.
Sipas Mustafës këto fotografi e dëshmojnë potencialin e jashtëzakonshëm njerëzor, si dhe të arriturat e mëdha të Kosovës në vitin 2016”, ka shkruar ai si përshkrim të të gjitha fotografive.
Këto janë sukseset e Kosovës në vitin 2016, sipas kryeminstrit Mustafa./Gazetametro.net