Loading…

Kryeministrja serbe thërret serbët për qetësi, pret që BE-ja “të veprojë”

  • 24/11/2018 | 16:14

Kryeministrja serbe thërret serbët për qetësi, pret që BE-ja “të veprojë”

Nuk reaguam me nguti, nuk ramë në provokimet e Prishtinës, por nuk do të heqim dore nga, sipas saj, mbrojtjes të cilën e garanton e drejta ndërkombëtare, ka thënë kryeministrja serbe Ana Brnabic, transmeton gazetametro.net.

Brnabic, sipas medieve serve, situatën në Kosovë e ka vlerësuar të qetë dhe atë, sipas saj, duke iu falënderuar përpjekjeve të përbashkëta të kryetarit Aleksandar Vucic e qeverësisë që të ruhet paqja e stabiliteti.

Ajo po ashtu e ka ftuar popullatën serbe që të jetë e qetë dhe “të mos bien në provokimet e Prishtinës”.

“U bëj apel para së gjithash partnerëve të BE-së që të zgjidhim këtë problem, në mënhyrë që bashkërisht të vazhdojën atjë ku kemi ndaluar para 6 nëntorit, kur Prishtina i ka ngritur taksat për 10 për qind, që të bisedojmë mbi lidhjen ekonomike regjionale, hapësirën e përbashkët ekonomike, dhe njohejn e ndërsjellë të kualifikimeve profesionale e akademike, që të kemi qarkullim të lirë jo vetëm të mallrave, por edhe të njerëzve, ka thënë Brnabic.

Ajo ka thënë se në këtë çast e ka radhën të veprojë BE-ja, për shkak se shtimi i taksave është shkelje e Marrëveshjes mbi stabilizim-asociimi dhe marrëveshjen e CEFTA-s./gazetametro,net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë