Kryeministrja e Finlandës, Sanna Marin, ishte sot për vizitë në disa vende të Ballkanit, ndër to edhe në Kroaci. Megjithatë, në këtë të fundit ajo u përball me një situatë të sikletshme, pasi presidenti kroat, Zoran Milanović, e la të presë për një kohë te dera para se të takoheshin, shkruan Gazeta Metro.
Sanna Marin udhëtoi sot drejt Finlandës për t’u takuar me Milanovic, me këtë të fundit që kërkoi që Kroacia të votojë kundër anëtarësimit të Finlandës dhe Suedisë në NATO.
Para fillimit të takimit midis dy liderëve, Marin shkoi te dera ku supozohej të pritej nga Milanovic, por ai s’ishte aty. Finlandezja eci gati dy minuta rreth sallës ku ndodhej, duke shikuar pikturat e gjësendet e tjera aty brenda, deri sa u hap dera nga ku doli presidenti kroat.
So.. yep … the Prime Minister of Finland is visiting Croatia today and the President of Croatia had her wait for him almost two minutes in his office. Power play or protocol?
This is a video of @MarinSanna just walking around, looking at pictures @Ured_PRH
🎥@RTLtelevizija pic.twitter.com/aGVGCw1Ztt
— Ivan Skorin (@IvanSkorin) June 21, 2022
Më pas ajo u pyet nga mediat për këtë moment të sikletshëm.
“Dua të fokusohem në çështjet kryesore, dy minuta të jetës sime nuk janë shumë kohë”, tha Sonno Marin.
So @MarinSanna just responded to a question @ipsego about The Waiting.
“I want to focus on the issues, two minutes of my life is not a long time.”
🎥@RTLtelevizija pic.twitter.com/2LHNKyuSNb
— Ivan Skorin (@IvanSkorin) June 21, 2022
Finlanda dhe Suedia aplikuan muajin e kaluar për anëtarësim në NATO, duke shpresuar në konsensusin e vendeve anëtare. Por, shpresa e këtyre dy vendeve skandinave varet shumë nga Turqia e cila edhe më tej vazhdon ta kundërshtojë zgjerimin e NATO’s në këto dy shtete./gazetametro.net