Loading…

Kryeministri: Vrasjet e veprimtarëve të LDK’së do të përmenden deri në zbardhje

  • 10/04/2017 | 22:25

Kryeministri: Vrasjet e veprimtarëve të LDK’së do të përmenden deri në zbardhje

Akuzë, madje si në të kaluarën e ka cilësuar kreu i LDK-së, Isa Mustafa, përmendjen se kjo parti po kujton vrasjet e veprimtarëve të vet vetëm në prag të fushatave elektorale.


“Si edhe në të kaluarën, LDK po akuzohet që duke i kujtuar me respekt, po i përmend vrasjet e veprimtarëve të saj të shquar. Vrasjet do të përmenden, përderisa ato të mos zbardhen. Vrasjet duhet t’i përmendin të gjithë, sepse drejtësia na takon neve të gjithëve. Ata që marrin mandatin e popullit e kanë për detyrë të angazhohen për drejtësi. Pa dallim!”, ka thënë Mustafa.

Mustafa ka shtuar se drejtësinë nuk mund ta ndajnë fëmijët e mbetur jetim e gratë e mbetura pa burra, as njerëzit e mbetur në karroca të invalidëve.

“Të gjithë këta e peshojnë drejtësinë dhe përgjegjësinë tonë; të institucioneve shtetërore, të partive politike, të shoqërisë civile, të mediave, të bashkësive fetare. Ata i besojnë shtetit të tyre dhe kërkojnë përgjigje për më të dashurit që padrejtësisht i humbën. Ndërkaq, kush organizoi, kush nxiti dhe kush kreu vrasjet, duhet ta zbulojnë institucionet e drejtësisë. Tentimet që ato të adresohen paraprakisht janë qëllimkëqija, nga kushdo qofshin ato”, ka thënë ai.

“Prandaj, ‘zellin’ për ta akuzuar LDK-në se pse po kujton veprimtarët e vet dhe pse po kërkon drejtësi, do të ishte mirë ta orientonim në mbështetjen e organeve kompetente për ndriçimin e këtyre vrasjeve. Edhe pasi të zbulohet e vërteta për vrasjen e veprimtarëve të saj, LDK do t’i kujtojë ata me respekt dhe admirim. LDK është përpjekur dhe do të përpiqet që mos të lejojë pengimin e drejtësisë. Sepse kjo është padrejtësia më e madhe ndaj së sotmes dhe të ardhmes së Kosovës”, ka thënë Mustafa.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë