Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, ka zgjedhur rrjetin social Facebook për të uruar 9’të vjetorin e Pavarësisë së Kosovës.
Ai ka shpërndarë një video, e cila sipas tij, përshkruarn gëzimin edhe optimizmin për rrugën e pavarësisë.
“#Kosova9Vjet. Video e cila në mënyrë simbolike përshkruan gëzimin dhe optimizmin për rrugën e pavarësisë. Urime 9 Vjetori i Pavarësisë së Kosovës!”, ka shkruar kryeministri.