Loading…

Kryeministri tregon arsyen e dorëheqjes së Begollit nga drejtori i Telekomit

  • 02/11/2018 | 17:07

Kryeministri tregon arsyen e dorëheqjes së Begollit nga drejtori i Telekomit

Gent Begolli ditë më parë dha dorëheqje nga pozita e Drejtorit të Telekomit, pozitë të cilën nuk kishte shumë kohë që e kishte marr. Begolli ende nuk ka folur për arsyet e dorëheqjes, por një arsyetim e ka dhënë kryeministri Ramush Haradinaj.

Ai ka thënë se Begolli ka komunikuar me të para se të dorëhiqej nga posti.

“Kam komuniku me Gentin para se me dhanë dorëheqje, kemi bisedu. Mi ka spjeguar sfidat që i ka për me marrë vendimet. Për vështirësitë që i ka kompania, borxhet e problemet. Vizioni që ka Genti për kompaninë… Dhe ka kërkuar që të lirohet nga detyra. Por Gent Begolli mund të kryer punë në vende tjera”, ka deklaruar Haradinaj.

Është thënë, se pas dorëheqjes nga drejtimi i Telekomit, Begolli do të shkojë nënkryetar në Komunën e Prishtinës, ku AAK është në koalicion qeverisës me PSD’në e Shpend Ahmetit. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë