Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria është dashur të shpjegojë në Kuvend marrëveshjen për murin, në mënyrë që të jenë të gjithë informuar, dhe nëse ka ndodhur ndonjë ndryshim, të dihet nëse ka faj Qeveria jonë apo komuna e Mitrovicës së Veriut.
Haradinaj ka shtuar se muri nuk është koncept i botës moderne, dhe për ndërtimin e tij Brukseli duhet të sanksionojë Beogradin, nëse ka ndikuar tek komuna e Mitrovicës së Veriut.
Kreu i AAK’së ka thënë se sanksionimi duhet të ndodhë edhe për delegacionin e Kosovës, nëse ai ka lejuar që marrëveshja me Serbinë në Bruksel të përfshijë ndërtimin e një muri të tillë brenda shtetit të Kosovës.
Haradinaj në “Komiteti Qendror” që trasmetohet në TV Dukagjini ka thënë se pa marrë parasysh se nga kush u ndërtua ky mur, përgjegjësia e plotë bie mbi Qeverinë, e cila ende nuk e ka urdhëruar rrënimin e këtij muri.