Loading…

Kryeministri takon udhëheqësit e Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO’s

  • 13/03/2018 | 16:17

Kryeministri takon udhëheqësit e Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO’s

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO’s, kryesuar nga gjenerali, Ralf Hoffmann.


Siç njofton kryeministri përmes një postimi në facebook, në këtë takim u diskutua për iniciativat dhe projektet mbështetëse të NALT’it për FSK’në.

‘Me udhëheqësit e Ekipit Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO-s, kryesuar nga drejtori, gjeneral Ralf Hoffmann, diskutuam për iniciativat dhe projektet mbështetëse të NALT-it për FSK-në,’ ka shkruar ai, përcjell Gazeta Metro.

LEXO EDHE: ‘Qeveria Haradinaj ka rënë’

Haradinaj, gjithashtu tha se FSK vazhdon të jetë profesionale dhe e përkushtuar që t’u ofrojë siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës.

‘FSK vazhdon të jetë forcë profesionale, gjithëpërfshirëse dhe e përkushtuar që t’u ofrojë siguri të gjithë qytetarëve të Kosovës,’ përfundoi ai, përcjell Gazeta Metro.

Photo: Kryeministri Haradinaj me Ekipin Këshillëdhënës dhe Ndërlidhës të NATO’s

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë