Loading…

Kryeministri sllovak në fushatë me Vucicin: S’do t’iu zhgënjejmë për Kosovën

  • 16/10/2026 | 20:39

Kryeministri sllovak në fushatë me Vucicin:  S’do t’iu zhgënjejmë për Kosovën

Kryeministri sllovak, Robert Fico, ka dalë në mbështetje të hapur për ish-presidentin serb, Aleksandar Vuçiq, gjatë një tubimi parazgjedhor në Novi Sad, duke përsëritur qëndrimin e Sllovakisë kundër pavarësisë së Republikës së Kosovës.


Fico mori pjesë të premten në tubimin e listës “Aleksandar Vuçiq – Serbia e Bashkuar”, të mbajtur në “Sheshin e Lirisë” në Novi Sad, ku shprehu mbështetjen e tij politike për ish-presidentin serb.

Gjatë fjalimit të mbajtur në gjuhën serbe, kryeministri sllovak ka deklaruar se mbështet Vuçiqin për shkak të asaj që e cilësoi si mbrojtje të “sovranitetit të Serbisë” dhe të drejtës së saj për të marrë vendime të pavarura.

“Kur është fjala për Kosovën, nuk do t’ju zhgënjejmë kurrë. Tek unë do të keni gjithmonë një mik të sinqertë”, deklaroi Fico, duke përsëritur qëndrimin e shtetit të tij për këtë çështje.

 

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë