Loading…

Kryeministri s’ka nevojë të flas në telefon me Vucic’in

  • 28/01/2017 | 15:43

Kryeministri s’ka nevojë të flas në telefon me Vucic’in
Bajram Gecaj, zëvendësministër dhe këshilltar i kryeministrit, ka thënë se, përkundër Presidentit Hashim Thaçi, Isa Mustafa s’ka nevojë të flas në telefon me kryeministrin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.


Thaçi përmes llogarisë së tij në Facebook njoftoi se ka biseduar me Vuçiqin dhe ka gjetur pajtim për punë të përbashkët në zgjidhjen e çështjeve me interes reciprok.

Por, një bisedë e tillë e Thaçit që është president, lë anash rolin e udhëheqësit të Qeverisë dhe deri tani të dialogut me Serbinë, Isa Mustafën.

Gjithsesi, kështu nuk e sheh këshilltari i Mustafës.

“Sigurisht që kryeministri nuk ka pas nevojë të bisedojë përtej asaj që është biseduar në Bruksel”, ka thënë Bajram Gecaj për Klan Kosovën, duke shtuar se “marrëveshjet për normalizim arrihen me ndërmjetësimin e BE-së dhe SHBA-ve”.

I pyetur rreth bisedës së Presidentit me kryeministrin serb, Gecaj tha shkurt se “Thaçi flet me kënd të dojë në telefon”.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë