Loading…

Kryeministri pranon raportin përfundimtar për Demarkacionin

  • 24/02/2017 | 18:49

Kryeministri pranon raportin përfundimtar për Demarkacionin

Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, ka pranuar sot raportin përfundimtar nga komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës.


 

Sipas këtij raporti do të dihen edhe kufijtë me Malin e Zi dhe Komisioni thotë se me këtë dorëzim përfundon edhe puna e tij.

Dorëzimi u lajmërua përmes një komunikate për media, ku thuhet se tashmë raporti ka përfunduar dhe është në dorën e kryeministrit.

“Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit të Republikës së Kosovës, sot ia dorëzoi raportin përfundimtar me të gjithë dokumentacionin faktografik dhe rezultatet për madhësinë territoriale të Republikës së Kosovës, kryeministrit të Republikës së Kosovës, z. Isa Mustafa”, thuhet në komunikatën e komisionit.

Gjatë pranimit të këtij raporti bashkë me kryeministrin Mustafa, kanë qenë edhe zëvendëskryeministrat Hajredin Kuçi dhe Ramiz Kelmendi dhe disa ministra. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë