Ndonëse vetë ishte iniciues i krijimit të Komisionit për Matjen e Territorit, kryeministri Isa Mustafa dukej paksa nervoz gjatë prezantimit të raportit të këtij Komisioni.
Madje, gjatë dy orëve sa zgjati ky prezantim, që disa anëtarë të Komisionit e quanin debat ani pse folën vetëm 3 persona, kryeministri mundohej të relaksohej me tundje karrigeje.
Shpërqëndrimi i të parit të ekzekutivit, vërehet edhe më pas, kur nuk heziton ta përdorë telefonin për 15 minuta rresht, ndërkohë që zëdhënësi i Komisionit prezantonte gjetjet, shkruan gazetametro.net.
I padurueshëm Mustafa u tregua edhe kur kryetari i këtij Komisioni, Hivzi Islami po e mbyllte prezantimin duke i treguar konkludimet. Mustafa shihte orën, dhe ende pa u mbyllur zyrtarisht prezantimi, ai u largua nga ambientet ku po mbahet ky prezantim.
Kryeministri nuk u duk as në konferencë më pas. Aty u panë të njejtët që folën edhe në prezantim.
Shqetësimin e Mustafës e pasonte shqetësimi i një anëtari tjetër të këtij Komisioni. Agron Luta, u shpreh i pakënaqur me profesionalizmin e raportit.
Ndryshe, siç u tha në raportin e nxjerrë nga Komisioni, Kosova nuk humbet territor me demarkimin e kufirit me Malin e Zi. Sipas raportit, edhe pas demarkimit, do t’i ketë 10 mijë e 905 km kator./gazetametro.net
Kryeministri nervoz, nuk i intereson raporti… by gazetametro