Qeveria e Kosovës ka shpreh përkushtimin e saj që të krijojnë kushte tejet të favorshme për investitorët e huaj, posaçërisht ata të Bashkimit Europian.
Kryeministri i Kosovës Isa Mustafa, tha se zhvillimi ekonomik është prioritet i qeverisë së Kosovës.
Sipas tij këtë prioritet Qeveria e ka vazhduar me bisedime me investitorët dhe është arritur të përmirësohet pozita e shtetit në indekset botërore.
Mustafa tha se është arritur që gjatë kësaj periudhe të ulin numrin e papunësisë dhe se tregu i punës në Kosovë është mjaft fleksibil.
Këto komente Mustafa i bëri në “Dialogun për Investime” të organizuar nga Këshilli i Investitorëve Evropian në bashkëpunim me Qeverinë e Kosovës dhe Zyrën e Bashkimit Evropian.
Në këtë konferencë ka folur edhe shefja e zyrës së BE-së për Kosovën Nataliya Apostolova, e cila tha se qëllimi i këtij takimi është që të thërrasin të gjitha autoritetet relevante për çështje të caktuara që të diskutojnë për problemet në investime./gazetametro.net