Loading…

Kryeministri merr notën verbale të njohjes nga Bangladeshi

  • 28/02/2017 | 15:13

Kryeministri merr notën verbale të njohjes nga Bangladeshi

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka pranuar sot notën verbale të njohjes së Republikës së Kosovës nga Republika Popullore e Bangladeshit.


Përmes kësaj note, kryeministrja e Bangladeshit, Sheikh Hasina, njofton kryeministrin Isa Mustafa se Republika Popullore e Bangladeshit e njeh Republikën e Kosovës si shtet të pavarur.

Në letër, të cilën ministri i Jashtëm Enver Hoxhaj ia dorëzoi sot kryeministrit Isa Mustafa, kryeministrja Hasina shpreh urimet më të mira për popullin dhe Qeverinë e Kosovës, thuhet në njoftimin nga zyra për informim e kryeministrit.

“Në emër të Qeverisë dhe popullit të Bangladeshit dhe në emrin tim, dëshiroj t’ju përcjell juve dhe përmes jush, Qeverisë dhe popullit të Kosovës, përshëndetjet dhe urimet tona të ngrohta.

Në shenjë solemne të solidaritetit tonë me popullin e Kosovës, jam e lumtur që t’ju njoftoj se Republika Popullore e Bangladeshit e njeh Republikën e Kosovës si një shtet të pavarur.

Shfrytëzoj këtë mundësi t’ju uroj juve shëndet të mirë, jetë të gjatë dhe të lumtur, dhe popullit mik të Kosovës, paqe të vazhdueshme, progres dhe prosperitet”, thuhet në letrën e kryeministres Hasina, dërguar kryeministrit Mustafa.

Njohja nga Bangladeshi është e 114-ta për Republikën e Kosovës. Para kësaj njohje, Kosova është njohur nga Singapori dhe Suriname ndërkaq priten njohje të reja për shtetin e Kosovës në vijim.

rksej

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë