Loading…

Kryeministri më në fund e pranon se u bllokua

  • 02/12/2016 | 22:13

Kryeministri më në fund e pranon se u bllokua

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, pas shumë mohimeve dhe shmangieve se nuk është bllokuar në Veri, më në fund e pranon se është ‘penguar’ në përurimin e urës, që lidhë Zveçanin dhe Leposaviqin.

Ai ka nënvizuar se nëse dikush ka tentuar ta pengoj këtë inaugurim, atëherë ata do të kenë mbetur mjedis rruge, kurse unë si Kryeministër isha në kohën e duhur në inaugurimin e urës, kështu duke e pranuar se është penguar.


Postimi i plotë i Kryeministrit Mustafa

Sot mora pjesë në inaugurimin e një ure, investim prej 400 mijë eurove nga NATO, në Kosovë. Fjala është për urën që lidh Zveçanin dhe Leposaviqin. Ishte një manifestim i organizuar nga KFOR-i. Një infrastrukturë shumë e rëndësishme komunikimi ndërmjet banorëve të asaj pjese të Kosovës, por edhe një simbolikë e veçantë.
Ura është komunikim, është lidhje, është hapje. U ndjeva mirë që isha atje. Është një investim në shtetin tim.
Kjo është esenca e ngjarjes.
Nëse dikush ka tentuar ta pengoj këtë inaugurim, atëherë ata që kanë tentuar do të kenë mbetur mjedis rruge, kurse unë si Kryeministër isha në kohën e duhur në inaugurimin e urës.
Është e mundur, por edhe e çuditshme, që disa mediumeve tona u pëlqen më shumë një deklaratë fëmijaqe e një politikani serb dhe ajo për ta është më e rëndësishme sesa prezenca jonë në ngjarje të tilla. Por, kjo nuk është e gjitha. E vërteta flet se qarqe të caktuara serbe po tentojnë ta mbajnë peng këtë pjesë të Kosovës. Prandaj nuk kanë nevojë që të kenë në krah edhe ndonjë medium të Kosovës.
Çdo rrugë në Kosovë është e jona. Me rëndësi është të arrijmë atje ku synojmë!/gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë