Loading…

Kryeministri mbledh Këshillin e Sigurisë

  • 13/04/2017 | 18:02

Kryeministri mbledh Këshillin e Sigurisë

Kryeministri Isa Mustafa ka mbledhur të enjten Këshillin e Sigurisë së Kosovës për të diskutuar sigurinë në vend dhe hapat që duhen ndërmarrë nga institucionet përkatëse për parandalimin dhe përballjen me sfidat e tilla.


Siç njofton zyra e për informim e kryeministrit, në mbledhje, u diskutua për gjendjen e sigurisë në vend dhe veprimet e ndërmarra nga institucionet e Republikës së Kosovës, për të mbrojtur sigurinë dhe rendin kushtetues në vend.

Anëtarët e Këshillit, në mes tjerash, po ashtu, raportuan për hapat e ndërmarrë nga institucionet përkatëse në parandalimin dhe përballjen me sfidat e sektorit të sigurisë në vend, duke shprehur përkushtimin për punë edhe më të shtuar, me qëllim që qytetarët e Kosovës të kenë një ambient të sigurt dhe të qetë në të gjithë territorin e Republikës së Kosovës.

Kryeministri Isa Mustafa, duke i falënderuar për punën dhe përkushtimin e institucioneve të Republikës së Kosovës, kërkoi angazhim edhe më të madh të të gjitha dikastereve shtetërore, duke i inkurajuar që të ketë rritje të bashkëpunimit me të gjithë qytetarët e Kosovës dhe shoqërinë civile, për të siguruar një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në Republikën e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë