Loading…

Kryeministri maqedonas: Jemi të gatshëm të shpallim gjendjen e krizës prej 30 ditë

  • 19/11/2020 | 23:21

Kryeministri maqedonas: Jemi të gatshëm të shpallim gjendjen e krizës prej 30 ditë

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, tha se qeveria dhe institucionet janë të gatshme për të shpallur gjendjen e krizës, për çka edhe do të kthehet në qeveri dhe do të jep urdhrat për një gjë të tillë.


“Më së voni nesër mbrëma do të kemi mbledhjen dhe besoj se do të shpallim gjendje krize prej 30 ditëve”, tha Zaev, njofton Insajderi.

Ai tha se nuk përjashtohet mundësia për orë policore por kjo është në kompetencë të Komisionit.

“Gjendja e krizës nuk nënkupton edhe orë policore por nëse do të ketë nevojë do të miratohet edhe ajo”, tha Zaev.

Ndërkohë, presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, pas mbarimit të mbledhjes të 10-të të Këshillit të Sigurisë, ka deklaruar se në takim është biseduar lidhur me situatën me Coronavirusin ku kanë referuar ministri Filipçe dhe kryeministri Zaev.

“Nuk duhet të tregojmë se gjendja me kovid-19 është jashtëzakonisht serioze. Edhe në vendet në rajon dhe në botë është serioze. Pas diskutimit ku morën pjesë kemi marrë vendimi. Këshilli për Siguri t’i propozoj qeverisë të shpallë gjendje krize në kohëzgjatje prej 30 ditëve”, tha presidentin i shtetit fqinj, Stevo Pendarovski.

Pendarovski tha se shpallja eventuale e gjendjes së krizës nuk ka ndonjë lidhje me orën policore.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë