Loading…

Kryeministri malazez sot në Kosovë, kjo është agjenda e takimeve

  • 06/02/2018 | 07:55

Kryeministri malazez sot në Kosovë, kjo është agjenda e takimeve

Kryeministri malazez Dusko Markovic do të qëndrojë sot në Kosovë për të takuar krerët institucional kosovarë.


Ai do të zbres që në orët e hershme të mëngjesit në Prishtinë, ku më pas gjithë paraditen do ta ketë të ngarkuar me takime, shkruan gazetametro.net.

Siç njofton Qeveria, Markovic do të arrijë në orën 08:00 në Aeroportin e Prishtinës ku do të pritet nga zëvendëskryeminsitri Behgjet Pacolli dhe ambasadorët në dy vendet respektive.

Ndërkaq, pas gjysmë orë para Qeverisë do ta pres kryeministri Ramush Haradinaj me nderim të larta shtetërore.

E pak minuta më vonë do të mbahet takimi i delegacioneve në kabinetin e kryeministrit Haradinaj.
Markovci do të flas për media së bashku me Haradinajn menjëherë pas takimit.

Pas kësaj, delegacionin malazez e pret kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli. Takimi i të parit të Kuvendit me kryeministrin malazez do të mbahet në objektin e Kuvendit.

Ndryshe, Markovic do të qëndrojë në Kosovë me ftesë të kryeministrit Haradinaj. Kjo vizitë është parë si mundësi e negocimit të marrëveshjes për Demarkacionin e cila është bllokuar në Kuvendin e Kosovës. Të njëjtën marrëveshje Mali i Zi e ka ratifikuar pasi e kishte kriter për të hyrë në NATO. Ndërkohë, kriter këtë marrëveshje e ka edhe Kosova, por ndryshe nga Mali i Zi, Kosovës i duhet për të fituar liberalizimin e vizave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë