Loading…

Kryeministri kanadez vlerëson lart kodin shqiptar të nderit

  • 26/02/2022 | 13:20

Kryeministri kanadez vlerëson lart kodin shqiptar të nderit

Shefi i misionit të Republikës së Kosovës në Toronto të Kanadasë Donat Syla, përmes një postimi në rrjete sociale ka bërë të ditur se ka pranuar një urim nga kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau.


Ky urim vjen me rastin e shënimit të 14 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në një aktivitet ekspozite të organizuar nga Konsullata e Përgjithshme e Republikës se Kosovës në bashkëpunim me organizatat hebraike ne Kanada.

Në letrën e tij kryeministri kanadez ndër të tjera thotë: Kam kënaqësinë të dërgoj përshëndetjet e mia më të ngrohta për të gjithë pjesëmarrësit e ekspozitës “BESA: Kodi i Nderit”.

Të udhëhequr nga kodi tradicional i nderit shqiptar, te njohur si Besa, që do të thotë për të mbajtur fjalën, shqiptaret rrezikuan jetën e tyre për të siguruar ndihmë dhe strehë për komunitetin hebre gjatë pushtimit nazist.

Dëshiroj të falënderoj Konsullatën e Përgjithshme të Kosovës dhe Beth Emeth Bais Sinagoga Yehuda për organizimin e kësaj ngjarje. Jam i sigurt se të gjithë të pranishëm do të preken nga guximi, dhembshuria, humanizmi dhe shpresa e pasqyruar në këto imazhe dhe histori. Ju lutemi pranoni urimet e mia më të mira për kete event”, perfundon fjalimi i i kryeministrit kanadez Justin Trudeau.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë