Policia izraelite mori sërish në pyetje ditën e sotme, Benjamin Netanyahu, një seancë që zgjati disa orë në lidhje me fakte të dyshuara për korrupsion, që po e vënë kryeministrin nën një presion të vazhdueshëm, raportuan mediat.
Është hera e tretë që Netanyahu i përgjigjet pyetjeve të forcave të policisë të një njësie të specializuar, njoftojnë mediat. Policia, si herët e mëparshme mjaft e rezervuar për ta konfirmuar një fakt të tillë.
Sipas mediave, Netanyahu ka marrë për shtatë apo tetë vite kuti me cigare puro nga ana e Arnon Milchan, biznesmen izraelit, financues në botën e Hollivudit dhe mik i kryeministrit. Vlera e përgjithshme e cigareve puro shkon deri në dhjetëra mijëra dollarë.