Siç duket Kryeministri i ri i Britanisë është më i varfër se politikanët kosovarë. Vetëm 1.792.280 milionë euro ka pasuri Boris Johnson, ani pse me politikë merret tashmë e disa vite, shkruan Gazeta Metro.
Fillimisht gazetar i disa prej mediumeve më të njohura në botë si The Times e Daily Telegraph, Boris Johnson shumë shpejt depërtoi në poltikë, çka edhe i dha atij shumë popullaritet.
Në vitin 2005, kur David Cameron u zgjodh udhëheqës i Partisë Konservatore, Johnson mori postin si ministër i arsimit të lartë.
Në vitin 2008 ai u zgjodh si kryebashkiak i Londrës, me anë të reformave të shpresëdhënëse për qytetin ia doli të rizgjidhej edhe një herë në krye të kryeqytetit britanik në 2013.
Kjo karrierë i ka dhënë atij mjaftë përfitime, por disa politikanë kosovarë po dalin të jenë shumë më të pasur se ai, përcjell Gazeta Metro.
Sipas Celebrity Net Worth, Boris Johnson, ka një pasuri prej 1.792.280 milionë eurosh. Në anën tjetër, Lëvizja FOL sot ka publikuar statistikat e nxjerra nga pasuria e liderëve të Kosovës, ku vërehet se politikanët tanë kanë kogja shumë pasuri, disa prej tyre milionëshe.
Sidoqoftë, si i pari i Britanisë, Johnson pritet që të paguhet edhe më shumë në të ardhmen.
Kujtojmë se Johnson u zgjodh Kryeministër i Britanisë gjatë së hënës. Ai njihet si përkrahës i fuqishëm i Brexit dhe vjen në qeveri pas Theresa May, e cila dështoi sa i përket marrëveshjes me Bashkimin Evropian./gazetametro.net