Loading…

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev anulon vizitën në Durrës, shkak moti i keq

  • 27/08/2018 | 12:06

Kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev anulon vizitën në Durrës, shkak moti i keq

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev për shkak të motit të keq, nuk ka shkuar në Durrës për të marrë pjesë në takimin joformal që organizohet nga kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, transmeton Portalb.mk.


“Ju informojmë që për shkak të kushteve të motit, delegacioni i Qeverisë së Maqedonisë, i udhëhequr nga kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Zoran Zaev sot nuk ka udhëtuar për në Durrës, Shqipëri, ku duhej të merrte pjesë në takimin joformal të kryeministrave të Ballkanit Perëndimor për integrim rajonal ekonomik. Më shumë informacione do të kumtojmë gjatë ditës në vijim”, thanë nga Qeveria e Maqedonisë.

Krahas kryeministrit Zoran Zaev, në takim do të marrin pjesë edhe udhëheqësi i Këshillit të Ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Xvizdiq, kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, por edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, kryetari i Bankës Evropiane për Rindërrtim dhe Zhvillim, Suma Çakrabarti. Në takim duhet të marrë pjesë edhe kryeministrja serbe Ana Brnabiq, ndërkaq kryeministri i Bullgarisë, Bojko Borisov, nuk do të marrë pjesë për shkak të aksidentit në Bullgari, ku humbën jetën 16 persona dhe mbi 12 u lënduan.

Në kumtesën nga Kabineti i Ramës, thuhet se temë e takimit do të jetë vizioni i përbashkët për strategjinë për integrim në Bashkimin Evropian, përforcim i zonës ekonomike rajonale, marrëveshja për roamingun dhe fillimin e bisedimeve për pranim reciprok të kualifikimeve akademike dhe profesionale.

Takimi vetëm se ka filluar dhe po mbahet në vilën qeveritare në Durrës, ndërkaq në mesditë do të mbajnë konferencë të përbashkët për shtyp kryeministrat dhe Han.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë