Loading…

Kryeministri i gëzohet rizgjedhjes së Merkelit

  • 06/12/2016 | 22:01

Kryeministri i gëzohet rizgjedhjes së Merkelit

Kryeministri kosovar, Isa Mustafa, e ka quajtur lajm pozitiv rizgjedhjen e Angela Merkel në krye të partisë CDU, shkruan Gazeta Metro.


“Familja e madhe e Partive Popullore Evropiane (EPP), ka marrë një lajm pozitiv”, ka thënë kryeministri Mustafa.

Madje, Mustafa nuk ka hezituar ta citojë edhe ish-presidentin e Kosovës, Ibrahim Rugova, për të ilustruar miqësinë e partisë së tij dhe të kancelares gjermane.

‘“Shtëpia nuk mbahet pa miq”, thoshte Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova’, ka shkruar Mustafa në llogarinë e tij në Facebook.

Lexoni të plotë postimin e Mustafës:

Familja e madhe e Partive Popullore Evropiane (EPP), ka marrë një lajm pozitiv.

Kancelarja Angela Merkel është rizgjedhur në krye të CDU-së dhe do të kandidojë për një mandat të katërt për Kancelare të Gjermanisë.

Është lajm i mirë që në krye të CDU-së dhe të Gjermanisë, pas zgjedhjeve që do të mbahen vitin e ardhshëm, pritet të jetë sërish Kancelarja Merkel dhe CDU-ja, anëtare e Familjes së EPP-së, ku LDK-ja është anëtare shumë e respektuar.

CDU-ja dhe partitë tjera simotra në EPP, kanë dhënë përkrahje vendimtare për Kosovën në nënshkrimin e MSA-së dhe marrjen e rekomandimit për liberalizimin e vizave, përkrahje e cila do të jetë shumë e rëndësishme për ne, në të ardhmen.

Partitë e qendrës së djathtë në kuadër të EPP-së kanë dëshmuar lidership, zotësi për reforma, garanci për zhvillim dhe integrime gjithëpërfshirëse evropiane si dhe kapacitete për ballafaqim me sfidat bashkëkohore.

LDK-ja është përfaqësuesja më e denjë e këtyre vlerave në Republikën e Kosovës, duke fituar në këtë mënyrë besimin e plotë të anëtarëve të tjerë të EEP-së.

“Shtëpia nuk mbahet pa miq”, thoshte Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova./Gazeta Metro/

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë