Loading…

Kryeministri Haradinaj zbulon skenarin e ndarjes së Kosovës, thotë se serbët e ftuan të bëhet pjesë e skenarit

  • 12/11/2018 | 21:28

Kryeministri Haradinaj zbulon skenarin e ndarjes së Kosovës, thotë se serbët e ftuan të bëhet pjesë e skenarit

Kryeministri kosovar, Ramush Haradinaj, ka thënë se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, synon një pjesë të veriut të Kosovës, në shkëmbim të njohjes së pavarësisë së vendit.

Ai ka thënë në televizionin T7, se serbët po provojnë të marrin pjesët e veriut të Kosovës, me pasuri natyrore.

Haradinaj ka thënë se Serbia e do ndarjen e Kosovës, dhe se skenari për ndarje është i presidentit Vuçiq, teksa ka folur për idenë e presidentit kosovar, Hashim Thaçi, për “korrigjim kufijsh” me Serbinë.

Kryeministri ka thënë se e di shumë mirë se prekja e kufijve të vendit është skenar i Beogradit.

Ai ka thënë se serbët e kanë ftuar edhe atë që të bëhet pjesë e këtij skenari për ndarjen e Kosovës.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë