Loading…

Kryeministri Haradinaj viziton këngëtaren Nexhmije Pagarusha

  • 11/07/2018 | 18:04

Kryeministri Haradinaj viziton këngëtaren Nexhmije Pagarusha

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar këngëtaren Nexhmije Pagarusha, pas përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.


Më herët këngëtaren e vizitoi edhe Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Kujtim Gashi.

“Janë disa njerëz që çdo gjëje i japin shkëlqim dhe jetën e bëjnë më të bukur. E tillë është ikona e këngës shqipe, Nexhmije Pagarusha.

Bashkë me Anitën, e vizituam sot në shtëpinë e saj tek po merr trajtim mjekësor pas një lëndimi dhe i uruam shërim të shpejtë.

Bylbyli i muzikës shqiptare ishte gjithmonë shembull i forcës njerëzore përballë sfidave dhe ajo do t’ia dalë edhe kësaj herë, me sukses.

E paçim dhe gjatë me shëndet”, shkroi Haradinaj në Facebook. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë