Loading…

Kryeministri Haradinaj përkujton një hero të Kosovës në 20 vjetorin e rënies

  • 26/07/2018 | 10:02

Kryeministri Haradinaj përkujton një hero të Kosovës në 20 vjetorin e rënies

Gjatë ditës së sotme nën patronatin e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, është organizuar që të mbahet Akademi Përkujtimore, në 20 vjetorin e rënies së Heroit të Kosovës, Shaban Golaj, Komandant i Njësisë të Rekës së Keqe.


Akademia përkujtimore do të mbahet në Gjakovë dhe do të fillojë nga ora 17:00, në Pallatin e Kulturës “Asim Vokshi”, shkruan gazetametro.net.

Shaban Ali Golaj i lindur më 09.03.1970 në Lipovec, ishte Komandant i Njësisë të Rekës së Keqe dhe u vra në betejën e Kallavajit, në Junik më 26.07.1998.

Ndryshe, kryeministri Haradinaj ka organizuar edhe disa akademi përkujtimore më herët për bashkëuftëtarët./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë