Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se javën e ardhshme do qëndrojë për vizitë zyrtare në SHBA.
Siç njofton Haradinaj përmes një postimi në FB, në fokus do ta ketë fuqizimin ndërkombëtar të Kosovës, transmeton gazetametro.net
“Javën që vie do të qëndroj për vizitë zyrtare në ShBA, ku në fokus të agjendës do të jetë fuqizimi ndërkombëtar i Kosovës. Në New York do të zhvilloj takime bilaterale me homolog dhe delegacione ndërkombëtare që marrin pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, me fokus prezantimi i të arriturave të Kosovës, anëtarësimi i vendit në organizatat ndërkombëtare, tërheqja e investimeve direkte në vend dhe tema të tjera me interes për Kosovën”, ka shkruar Haradinaj.
Ndërkohë, Haradinaj shton se për ta forcuar partneritetin me SHBA’të do të zhvilloj takime bilaterale me senatorë, kongresist, dhe personalitete me influencë në Washington.
“Rruga euro-atlantike e vendit është e pakthyeshme!”, përfundon ai.
Ndryshe, edhe presidenti Hashim Thaçi pritet të udhëtojë për në SHBA, ku pritet të flasë rreth dialogut dhe për çështjen e kufijve me Serbinë. Kreu i shtetit, ka thënë se në kuadër të këtij udhëtimi ka gjasa që të takohet edhe me presidentin e SHBA’së, Donald Trump./Gazetametro.net