Loading…

Kryeministri Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme

  • 09/11/2018 | 18:31

Kryeministri Haradinaj kërkon seancë të jashtëzakonshme

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme.


Haradinaj ka kërkuar seancë të jashtëzakonshme në Kuvendin e Kosovës për ligjet që lidhen me Agjendën e Reformave Evropiane, transmeton gazetametro.net

Ai tha se sot ka nënshkruar një letër nëpërmjet të cilës i ka folur kryetarit të Kuvendit për një seancë të jashtëzakonshme që lidhen me ERA dhe ndihmojnë liberalizimin, ka thënë kryeministri.

“Jemi duke punuar që të ndodh këtë vit për shkak se janë vonuar disa punë, dje kemi mbajtur takimin e raportimin për zbatimin e prioriteteve të ERA-së. ERA është agjenda evropiane e reformave. Besoj që deri në fillim të dhjetorit përmbyllim ERA 1, pritet një vizitë e komisionerit Hahn, fillojmë me ERA 2. Sot kam nënshkruar letër, i kam dërguar kryetarit të Kuvendit për një seancë të jashtëzakonshme për ligjet që lidhen me ERA, po që janë të lidhura dhe e bëjnë një plus për liberalizimin”, ka thënë Haradinaj.

”Të premten që vjen, gjatë javës do të ngjitet momentumi i punës kemi takim të lartë të rendit dhe të ligjit edhe për rastet e shënjuara, por edhe për agjendën legjislative. Me këtë për shembull deri në fund të javës unë prapë mundem ta dërgoj një raport tek qeveritë e BE-së për momentumin dhe për punën që po bënë Kosova për liberalizim.

Kur i shtojmë kësaj faktin se Kosova i ka zbatuar krejt kushtet e paraqitura më herët del që vërtet ka mundësi, ka argumente që ne me hy në rend të ditës tash dhe në Këshill të ministrave nesër, pra nesër fjala figurative, se është në dhjetor dhe unë besoj që do ta arrijmë këtë”. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë